Sonte në palestrën sportive Vasil Levski ne Veliko Ternovo te Bullgarisë, pas një loje te jashtëzakonshme, Kosova triumfoj kundër kombëtares së Luksemburgut me rezultat 34:23 (17:11).
Ndeshja i takoi çerekfinales së kampionatit që po zhvillohet në Bullgari, në të cilin po paraqiten 16 përfaqësuese të vendeve që hendbollin nuk e kanë në nivelin më të lartë.
Nesër, përfaqësuesja jonë ne gjysmëfinale do të ballafaqohet me kombëtaren e Ishujve Farao që në kampionatin e parë te shteteve në zhvillim ishin Kampion.
Përmes parakualifikimeve, Kosova nuk ia kishte dalë të kalonte në këtë fazë, pasi kishte mbetur pas Estonisë e Turqisë. Por me fitoren e së premtes, gjasat që Kosova të arrijë raundin kryesor eliminator për “Euro 2020” janë rritur shumë.