Telegrafi

Kosova shënoi rënie në PISA, reagon ORCA: Katastrofë arsimore, analfabetizmi në rritje

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova u rendit pothuajse në vendet e fundit.

ORCA ka thënë se me shqetësim, por të pabafesuar kanë rezultatet e këtij testi, të cilin Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë.

Lexo po ashtu Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

“Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët”, thuhet në komunikatën për media.

Nga kjo organizatë më tej kanë thënë se analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, pra numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022.

“Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022”.

ORCA ka shtuar se shpreson që “këto rezultate ta këndellin kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tan”.

PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

Kosova merr pjesë në testin PISA që nga viti 2015. /Telegrafi/