Telegrafi

“Kosova shembull i asaj se çka ndodh pa konsensus ndërkombëtar”

Kosova është një shembull klasik i asaj që mund të shkojë keq kur nuk ka konsensus ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së deklaruar njëanshëm.

Kështu ka deklaruar ish-ambasadori britanik në Beograd, Charles Crawford, duke shtuar se situata me Kataloninë dhe Krimenë është disi ndryshe, njofton Klan Kosova.

Duke analizuar në blogun e tij dallimet kryesore midis asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe Krime dhe ngjarjeve aktuale në Kataloni, ai kujton që 111 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën, por që shumë vende të rëndësishme, si Rusia, India, Kina, Brazili dhe të tjerët nuk e kanë bërë një gjë të tillë.