Telegrafi

Kosova, së shpejti hyn në fazën e investimeve

Këto komente ai i bëri në konferencën me temën “Burimet e financimit të rritjes ekonomike: A ka mjaft para në Kosovë“. Sipas Rexhepit, Kosova së shpejti duhet të hyjë në fazën e periudhës së investimeve të gjera në mënyrë që të jetë në gjendje të arrij tek ekonomitë e rajonit.

Kreu I Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit evropian, Renzo Daviddi listoi disa nga sfidat e ekonomisë së Kosovës. Ai përmendi ndërtimin e autostradës, e cila me rritjen e shpenzimeve që ka krijuar, çon në deficit ekonominë e Kosovës. Davidi gjithashtu përmendi që menagjimi i financave publike është me rëndësi dhe sistemi i sundimit të ligjit duhet dhe mund të ndryshohet.

Ndërsa, për sa i takon investimeve të huaja si burim I rritjes ekonomike, Shpend Ahmeti nga instituti GAP tha se porblemet e identifikuara me vite të tëra po përcillen vazhdimisht dhe vendi ynë nuk po arrin të bëhet joshës për investitorë.
Në konferencë u tha gjithashtu se dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rënie, për shkak të papunësisë.