Telegrafi

Kosova së shpejti me atashe ushtarak edhe në tri shtete

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka bërë të ditur se së shpejti Kosova do të ketë atashe ushtarak në Kroaci, Francë dhe në Britaninë e Madhe.

Ai në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ka raportuar në lidhje me çështjet rreth FSK-së, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka gjashtë atashe ushtarak në vendet që kanë njohur Kosovën, dhe në të ardhmen pritet të ketë edhe në Britani, Francë dhe Kroaci” ka thënë Demolli. /Telegrafi/