Telegrafi

Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

Bedri Hamza, zëvendësministër e Ekonomisë dhe Financave tha të mërkurën se Kosova mund të rrezikojë të mbetet pa miratim të buxhetit për vitin 2011, për faktin se mungon një numër i madh i ministrave të LDK-së.

Ai tha se projektbuxheti është miratuar nga Ministria e Ekonomisë, por i njëjti nuk po mund të dërgohet për miratim në qeveri për faktin se qeveria është pa ministra.

Sipas Hamzës, kriza politike e krijuar nga ana e LDK-së po rrezikon edhe fondet e garantuara edhe nga FMN-ja për Kosovën. Po ashtu, rrezikohet edhe marrja e pagave nga ana e shërbyesve civilë, pensionet, etj. /Telegrafi/