Site icon Telegrafi

Kosova rrezikon milionat dhe “embargo” nga BE-ja

Kosova rrezikon t’i humbë dhjetëra milionë euro për shkak të dështimeve për të përmbushur në kohë disa nga masat që derivojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), shkruan sot Koha Ditore.

Përpos kësaj, rrezikon edhe t’i bllokohen eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Këtë kosto mund ta paguajë shteti, për shkak të detyrave të papërmbushura nga Qeveria, e që ndërlidhen me konkurrencën në treg, administratën publike dhe me ngritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienës.

Prej tre vjetësh politika e mban të paralizuar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Ky institucion që ka autoritetin për promovimin e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë prej 2013-s është pa anëtarë bordi.

Së fundi, Qeveria ka nominuar anëtarët, por Kuvendi ka refuzuar t’ia votojë, nën arsyen se shumica e të propozuarve janë joprofesionalë për pozitat ku mëtohet të vihen.

Refuzimi është bërë me kërkesë të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti.

Exit mobile version