Site icon Telegrafi

Kosova rrëmben një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta në Shkup

Liridon Zeqiri (60 kg), Gazmend Gashi (64 kg), Arian Gashi (69 kg) dhe Pirro Quni (91 kg), kanë qenë boksierët që kanë përfaqësuar vendin tonë në turneun e 43-të ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

Pjesës e ekspeditës së Kosovës ishte edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, i cili u shpall gjyqtari më i mirë i këtij turneu.

Zeqiri, Arian Gashi dhe Quni fituan medaljet e bronzta, kurse në Gazmend Gashi atë të argjendtë.

Ky turne ka qenë i mirëseardhur për boksierët e Kosovës në mënyrë që të shihet forma e tyre para turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” që nis me 15 nëntor. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version