Site icon Telegrafi

Kosova rikthen në jetë bifurkacionin, fenomenin e rrallë natyror (Video)

Pas shumë vjetësh që ishte jashtë funksionit, është përuruar funksionalizimi i bifurkacionit të lumit Nerodime në Ferizaj.

Fenomeni natyror ku Lumi Nerodime ndahet në dy degë, të cilat nuk bashkohen më kurrë, u përurua në një ceremoni në Ditën botërore të mjedisit.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka folur për rëndësinë e Bifurkacionit, si element i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.

Kurse, ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ka bërë të ditur se vitin e kaluar kanë marrë vendim me të cilin kanë shpallur nën mbrojtje paraprake zonën e Bifurkacionit.

Gjatë paradites, kryeministri Mustafa mori pjesë përurimin e rrugës që lidh fshatrat Zllatarë e Dardani me magjistralen Ferizaj-Gjilan.

 

Exit mobile version