Telegrafi

Kosova renditet e treta në ranglistën botërore në paragllajdizëm  

Në mesin e 71 shteteve garuese anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës, shteti i Kosovës ka arritur të renditet në vendin e tretë në paragllajdizëm precizion.

Vendi i tretë në botë u arrit falë disiplinës së jashtëzakonshme dhe punës së palodhshme të sportistëve të Federatës Aeronautike të Kosovës.

Përkrahja nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës ka mundësuar pjesëmarrjen e sportistëve të Federatës Aeronautike të Kosovës në gara ndërkombëtare, në të cilat asnjëherë nuk munguan rezultatet kulminante nga këta sportistë.

Sportistët nga Kosova këtë vit do të marrin pjesë në më shumë se 15 gara ndërkombëtare dhe padyshim pritet të arrijnë rezultate tjera të larta në këtë sport.