Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri.
Kështu bëhet e ditur nga vlerësimi i bërë nga projekti “Global Indicators of Regulatory Governance”, në të cilin janë përfshirë 187 vende të botës, ku Kosova është radhitur e 24-ta me 4.75 pikë nga maksimumi 5, ndërsa në vitin 2016, vendi ynë ishte vlerësuar me 4.60 pikë.
Indeksi i Bankës Botërore analizon se si politikëbërësit ndërveprojnë me palët e interesit gjatë procesit të hartimit të politikave dhe legjislacionit që ndikojnë në komunitetin e biznesit.
Radhitja e shteteve është bërë bazuar në përgjigjet e bëra në pyetësorin që përfshin pesë fusha: publikimit paraprak të planeve rregullative, konsultimit të politikave të propozuara, komunikimit të rezultateve të konsultimeve, vlerësimit të ndikimit rregullativ dhe publikimit të ligjeve. /Telegrafi/