Telegrafi

Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”.

Këtë e ka bërë të ditur familjari i të dënuarve në këtë rast, Bedri Ajdari, i cili ka publikuar dokumentin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ditë më parë Afrim Ismailloviq, i arrestua nga Policia e Kosovës, për shkak të një aksidenti në trafik, por i njëjti u lirua menjëherë.

Lexo po ashtu Arrestohet në Kosovë i dënuari me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”

Ndërkohë Gjykata Penale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, më 12 prill.

Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Kurse, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave./Telegrafi/