E pabesueshme, por e vërtetë. Po të mos ishte vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që Kosova dhe Serbia të mos takohen në ndeshje kualifikuese, Përfaqësuesja jonë U-19, do të luante që në debutim me Serbinë U-19.
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për “EURO 2019”, bëri që Kosova dhe Serbia të bien në grupin 6.
“Kosova ishte në grupin e gjashtë dhe në të njëjtin grup ra edhe Serbia, të cilën më pas organizatorët e zhvendosën në grupin e shtatë”, tregon menaxheri i Përfaqësueseve, Bajram Shala për Gazetën Olle.
Kosova nuk ka të drejtë të jetë në grup me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.