Site icon Telegrafi

Kosova publikon listën për U19, ftohet vëllai i yllit të futbollit kosovar

Vëllai i Bersant Celinës ka zgjedhur që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Loti Celina ka zgjedhur që të mbrojë fanellën e Kosovës.

Grumbullimin e tij me kombëtaren e Kosovës U-19 e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është shfaqur lista e 24 futbollistëve të ftuar.

Loti Celina është vetëm 15-vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë me klubin norvegjez, Stromsogdset deri në vitin 2017.

Exit mobile version