Telegrafi

Kosova publikon listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë dhe Bregun e Fildishtë

Përfaqësuesja e Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret që do të luajë ndaj Shqipërisë më 29 maj dhe ndaj Bregut të Fildishtë, më 3 qershor.

Befasia e vetme në listë është Jetmir Krasniqi i Luganos.

Trajneri zviceran ka ftuar disa lojtarë nga Kosova U-21, pas shkëlqimit të tyre me këtë grupmoshë.

Dren Feka, Ardijan Ismjali, Arbenit Xhemajli e Rron Broja janë ftuar për këtë dy ndeshje.

Kthehet te Kosova, Herolind Shala, i cili mungoi në disa ndeshje shkaku i dëmtimit.

Nga Superliga janë ftuar portierët Faton Maloku dhe Bledar Hajdini.

Të dy ndeshjet do të zhvillohet jashtë Kosovës. /Telegrafi/