Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis ciklin parakualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2023 ndaj Islandës.
Ky takim i rëndësishëm do të zhvillohet Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, derisa tashmë selektori i Dardanëve, Christos Marmarinos e ka publikuar listën prej 12-të basketbollistëve.
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka publikuar edhe listën me 12 basketbollistët e grumbulluar për këtë takim.
Lista e Kosovës:
Edmond Azemi, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, Leonard Mekaj, Mikaile Tmusiq, Urim Zenelaj, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku dhe Shawn Jones.
Pas përballjes me Islandën në Prishtinë, Dardanët më 23 shkurt do të luajnë në udhëtim te Luksemburgu. /Telegrafi/