Telegrafi

Kosova promovohet në panairin e turizmit në Stamboll

Delegacioni i MTI-së, i përbërë kryesisht nga Departamenti i Turizmit, për herë të parë po merr pjesë në një panair ndërkombëtar, si shtet i pavarur, siç është panairi i turizmit "EMMIT 2009", i cili ka filluar me datën 12 shkurt dhe do të zgjatë deri më 15 shkurt 2009.

Bazuar në një njoftim zyrtar të lëshuar nga MTI-ja, Kosova, në këtë panair, promovon turizmin kosovar përmes "Prospektit Turistik – Kosova" , "Informatorit turistik", "Prospektit turistik të Alpeve Shqiptare" dhe përmes disa materialeve tjera promovuese për Kosovën.

Janë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kanë ekspozuar produktet e tyre turistike për Kosovën, gjë që kanë sensibilizuar tek vizitorët resurset turistike të Kosovës”.
“Ne si kompani vazhdimisht marrim pjesë në të gjitha panairet e rëndësishme përfshirë këtu edhe panairin e Stambollit. Në këtë panair po marrin pjesë 55 shtete dhe tre mijë kompani e të cilat janë sensibilizuar me resurset turistike të Kosovës”, ka deklaruar për “Telegraf”, Naim Ejupi nga kompania “Eurokoha”, njëri ndër përfaqësuesit e komunitetit të biznesit i cili ndodhet në panairin e turizmit në Stamboll.

Ndërkohë MTI-ja po ashti ka njoftuar se, në ditën e parë të hapjes së panairit, stenda e Kosovës ka zgjuar interesim të madh në mesin e vizitorëve të shumtë dhe njëherësh është njëri ndër këndet më të vizituar në hollin e këtij panairi.

“Gjatë vizitës që i bëri panairit, ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Ertugrul Gynaj vizitoi stendën e Republikës së Kosovës, të cilin në emër të MTI-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Kosovës e falënderuan për respektin që tregoi ndaj tyre”. /Telegrafi/