Site icon Telegrafi

Kosova prodhon mjaft patate – edhe për eksport

Ata që merren me kultivimin e këtij produkti bujqësor në vendin tonë, thonë se ky vit ka qenë i mbarë dhe tashmë patatet kanë nisur të nxirren nga toka. Madje, ata konsiderojnë se Kosova është e dëshmuar në kultivimin e patates.

“Nuk mund të ankohemi, edhe pse-aty këtu ka ngecje. Por, megjithatë është mirë sesa vitin e kaluar”, ka thënë për RTK-në, përpunuesi i patates, Bedri Kasumi, sipas të cilit Kosova prodhon patate edhe për eksport.

Ky prodhues patatesh konsideron se në Kosovë konsumi i patates për kokë banori është më i vogël sesa në vendet e Bashkimit Evropian, derisa thekson se mungesa e drithërave të bardha mund të zëvendësohet me këtë produkt bujqësor.

Sa i përket cilësisë së patates në vendin tonë, Kasumi konsideron se është mjaft cilësore, madje shton se këtë e kanë vlerësuar edhe profesionistët ndërkombëtar.

Exit mobile version