Site icon Telegrafi

Kosova prezantohet në Forumin Botëror të Turizmit në Stamboll

Ka filluar në Stamboll Forumi i turizmit botëror ku për herë të parë po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova. Forumi që është konceptuar të jetë “Davosi i turizmit botëror mbledhë nivelet e larta të politikes e turizmit për të përcaktuar kahet e zhvillimit të turizmit.

Forumi organizohet për të tretën herë dhe në fokus e ka sektorin e turizmit botëror. Koncepti i këtij viti është përcaktuar në formën “Barrierat kufitare: Udhëtim i Sigurt dhe pa Probleme”.

Rreth 150 folës ndërkombëtarë nga 20 vende të ndryshme po marrin pjesë në samitin që mbahet në nivel global në Stamboll.

Në hapje, kryeministri i Turqisë Binali Yildirim veç tjerash përshëndeti edhe delegacionin nga Kosova për pjesëmarrje.

Yilldirim tha se Turqia po bëhet qendra e zhvillimit të turizmit botëror.

Në delegacionin e Kosovës që për herë të parë është ftuar në këtë Forum janë zëvendësministri Tregtisë dhe Industrisë Avni Kastrati, si dhe udhëheqësi i divizionit të turizmit pranë ministrisë Hysen Sogojeva.

Të dy zyrtarë nga Kosova shprehen rendësin e pjesëmarrjes në këtë forum, që do të shërbejë për promovimin e potencialeve turistike të Kosovës në nivel global.
Kastrati me këtë rast do të bëjë edhe një prezantim të Kosovës si një vend me potencial në fushën e zhvillimit të turizmit dhe investimeve në këtë sektor.

Ndër folësit kryesorë në forum janë edhe themeluesi i Zuckerberg Media, zëdhënësi i Facebook-ut, Randi Zuckerberg, ish-sekretari i jashtëm britanik dhe tani Presidenti dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) David Miliband, Jack Straë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në qeverinë e ish-kryeministrit Tony Blair, Ambasadori Special i organizatës së OKB-së për turizmin UNËTO Michael Frenzel etj. Forumi botëror i turizmit do të zgjasë tre ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version