Prezantimi i rastit, "A 7-year postoperative outcome after reconstruction of popliteal artery with deep vein in infant-case report " (7 vite nga gjendja postoperative tek foshnja mbas rekonstruksionit të arteries popliteale duke e shfrytëzuar venën e thellë), zgjoi një interesim të mahnitshëm dhe u vlerësua si njëri nga rastet më interesante të prezantuara.
Teknika kirurgjike të cilën Dr. Gashi e ka përdorur për ta sanuar lëndimin e arteries, është ndoshta një teknikë e veçantë, e cila nuk është shënuar deri më tani në literaturën botërore.
Këmba e fëmijës u shpëtua fal kësaj teknike dhe ai fëmijë, tash gëzon moshën 8 vjeçare. Kënaqësia e doktorit për këtë sukses nuk mund të përshkruhet.
Në anën tjetër, komentet pozitive dhe përkrahja e kësaj teknike, në konferencën kaq prestigjioze botërore të kirurgjisë vaskulare, e bëjnë edhe një herë shumë të lumtur.
Me këtë u dëshmua se edhe mjekësia kosovare ka kapacitete që të konkurrojë në mjekësinë botërore.
Dr. Valboni, inkurajon kolegët e tij që të mos ngurrojnë në aplikimin e kësaj teknike në rast të ndonjë lëndimi të tillë.
Së shpejti, artikulli në fjalë do të publikohet në ndonjë revistë prestigjioze botërore nga lëmia e Kirurgjisë Vaskulare. /Telegrafi/