Site icon Telegrafi

Kosova pret Irlandën e Veriut në Fadil Vokrri në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj sot ndeshjen e tretë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Ligën e Kombeve.

Dardanët do të përballen me Përfaqësuesen e Irlandës së Veriut në një ndeshje shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka tri pikë ku ka marrë një fitore dhe ka pësuar një disfatë.

Lexo po ashtu Kastrati: Nuk kemi kohë të mendojmë për Greqinë, duhet rezultat pozitiv ndaj Irlandës së Veriut

Në anën tjetër mysafirët nga Irlanda e Veriut kanë vetëm një pikë, pasi pësuan humbje nga Greqia dhe barazuan me Qipron.

Kosova ka shumë mungesa për këtë takim, pasi mungojnë Arijanet Muric e Fidan Aliti shkaku i kartonëve, derisa Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.

Lexo po ashtu Giresse për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut: Kemi shumë mungesa dhe ekip të ri, por luajmë për fitore

Dueli mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Në këtë sfidë pritet të ketë numër të madh të tifozëve, pasi tanimë janë shitur të gjitha biletat. /Telegrafi/

Exit mobile version