Telegrafi

Kosova pranohet zyrtarisht në FIBA Evropë

FBK-ja njofton se në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës që po mbahet në Maltë, unanimisht është votuar për ndryshimet në statutin e Federatës, duke votuar kështu edhe njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të.

“Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës që është duke u mbajtur në Maltë ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës në FIBA Evropë. Ashtu siç edhe pritej, FIBA Evropa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52-të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në muajin mars të këtij viti.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Në Asamble po marrin pjesë edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu. /Telegrafi/