Site icon Telegrafi

Kosova pranohet në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve

Ftesa për anëtarësim është rezultat i interesimit dhe iniciativës së shprehur nga AKK përmes hartimit të raportit të ndërlidhjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, raport që mundëson krahasimin e kualifikimeve që ofrohen dhe lëshohen në Republikën e Kosovës me kualifikimet e vendeve të BE-së.

“Pranimi i Kosovës në KEK hapë rrugën që të bëhet lidhja zyrtare në mes të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KKK) përmes prezantimit të raportit të referencimit të KKK me KEK, duke mundësuar në këtë mënyrë mobilitetin e fuqisë punëtore, në vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.

KEK është një Kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme Evropiane dhe shërben, si një mjet për t’i bërë kualifikimet më të lexueshme dhe më të kuptueshme nga vendet dhe sistemet e ndryshme.

“KEK është krijuar pas rekomandimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian për të promovuar të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe lëvizshmërinë e fuqisë punëtore ndërmjet shteteve të ndryshme të BE-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version