Telegrafi

Kosova po shkëlqen në xhudo, Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Bosnje

Laura Fazliu është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Në finale, Laura mundi holandezen, Nadia Krahten – thuhet në njoftimin e KOK-ut në rrjetet sociale.

Pas Flaka Loxhës që fitoi të shtunën medaljen e artë në -57 kg, edhe Laura sot ngriti flamurin e Kosovës dhe himnin tonë në Sarajevë.

Ky është një tjetër sukses i madh për Kosovën, pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit, të argjendtës të Nora Gjakovas dhe të bronztës së Loriana Kukës në Minsk të Bjellorusisë. /Telegrafi/