Site icon Telegrafi

Kosova po përgatitet nën hijen e Kombëtares

Përballë do të kenë Guinenë Ekuatoriale, që të enjten mbrëma ka mbërritur në Prishtinë. Kjo skuadër doli e katërta në Kupën e fundit të Azisë, shkruan sot kohaditore.

Interesimi për ta përcjellë stërvitjen e parë të përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen që e zhvillon të shtunën kundër Guinesë Ekuatoriale ishte tepër i vogël

Dyert e stadiumit të qytetit të Prishtinës, të enjten ishin krah më krah të hapura, por në tribuna ishin vetëm katër veta. Ishin edhe disa të tjerë që po përcillnin stërvitjen e parë të përfaqësueses për këtë ndeshje, por ata ishin zyrtarë të përfaqësueses apo edhe vetë futbollistë.

Në fakt, jo vetëm kjo stërvitje. E gjithë atmosfera për këtë ndeshje po kalonte nën hijen e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. Një e zhvilloi mbrëmë kundër Serbisë dhe një tjetër do ta zhvillojë të dielën kundër Armenisë.

Kosova të enjten zhvilloi vetëm një seancë stërvitore. Njëjtë do të jetë edhe të premten (sot, 15:00), derisa të shtunën nga ora 15:00 do të luajë miqësoren e parë në nivel të përfaqësueseve pas më shumë se një viti.
 

Exit mobile version