Përfaqësuesja e Kosovës është duke e mbajtur stërvitjen e radhës, për tu përgatitur për sfidën me Greqinë.
Dardanët e nisën për mrekulli muajin shtator, duke marrë një fitore të madhe në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 0-1.
E me fillim nga ora 13:30, trajneri Bernard Challandes ka nxjerr në stërvitje pjesën e futbollistëve që u inkuadruan nga banka ndaj Gjeorgjisë dhe ata që nuk luajtën.
Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë dy portierët, Samir Ujkani dhe Visar Bekaj si dhe 11 futbollistë, ku në mesin e tyre edhe Milot Rashica.
Sulmuesi i Norwich Cityt nuk kishte udhëtuar fare drejt Gjeorgjisë shkaku i karantinimit që e priste pastaj.
Pjesa tjetër e skuadrës që kanë luajtur ndaj Gjeorgjisë kanë kryer stërvitje rigjenerimi në ambientet e hotelit ku po qëndron ekipi përfaqësues. /Telegrafi/