Telegrafi

Kosova po e shkatërron Burkina Fason, Domgjoni shënon një gol të jashtëzakonshëm

Kosova aktualisht është duke udhëhequr ndaj Burkina Fasos me rezultat të thellë 5-0.

Të besuarit e Alain Giresse shënuan dy herë në pjesën e parë me Fidan Alitin dhe Astrit Selmanin.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova arriti të gjejë edhe golin e tretë me Mërgim Vojvodën për 3-0, ndërsa pas tij shënoi edhe Milot Rashica për 4-0.

Goli i pestë në ndeshje erdhi në minutën e 75-të, kur Toni Domgjoni nga një pozitë e vështirë pothuajse në vijën e fundit, gjuan dhe shënon për 5-0.

Një ndeshje shumë e mirë dhe efikase e Kosovës, që është e para me Alain Giresse si përzgjedhës. /Telegrafi/