Site icon Telegrafi

Kosova po bëhet më e konkurrueshme në tregun global – Qumështorja “Vita” rrit eksportin në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe më gjerë por bllokohet në Bosnje

Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në rritjen e eksporteve drejt vende të tjera gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Institut GAP.

 

 

Ndërkohë që ky trend i eksportit po vazhdon edhe gjatë këtij viti, kjo sepse vendi ynë ka eksportuar kontingjentin e parë të produkteve në Libi. Kontigjenti i parë tashmë është nisur nga Qumështorja “Vita” në Istog për në Libi.

Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm për Kosovën, pasi ajo hap një treg të ri për produktet e saj dhe forcon pozitën e saj si një lojtar ekonomik rajonal.

Kurse, që gjatë vitit të kaluar Kosova ka eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Serbia, Italia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Turqia. Rritja e eksporteve është rezultat i përpjekjeve të Kosovës për të diversifikuar ekonominë e saj dhe për të reduktuar varësinë e saj nga ndihma e huaj.

Edhe pse Kosova është e njohur për cilësinë e lartë të prodhimit të saj dhe eksportit në shumë vende të botës, ende përballet me pengesa në eksportin e saj në vende të afërta si Bosnja dhe Hercegovina. Kjo ndodh përkundër faktit se Kosova ka arritur të sigurojë standarde të larta për cilësinë e produkteve të saj dhe ka arritur të eksportojë në tregjet më të rëndësishme në botë.

Ndërsa, Kosova nuk mund të eksportojë produktet të qumështit në Bosnje, shteti ynë importon nga  ky vend gjashtë lloje të qumështit.

Megjithatë eksporti i Kosovës me vendet e tjera Ballkanike, por dhe më gjerë – vit pas viti shënon rritje të dukshme.

Kjo rritje e eksportit është një zhvillim pozitiv për ekonominë e Kosovës dhe një shenjë se vendi po përparon drejt synimit të tij për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj.

Exit mobile version