Site icon Telegrafi

Kosova pjesëmarrëse në turneun e YDF-së në Maqedoninë Veriore

Kosova U15 në të dyja konkurrencat do të jetë pjesëmarrëse në turneun e YDF-së që organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Bullgaria dhe Rumania. Ky turne zhvillohet nga 3 deri më 6 Mars.

Sot (e enjte) Kosova do të përballet me Bullgarinë. Nga ora 19:00 ndeshet në konkurrencën e femrave dhe nga ora 21:00 në konkurrencën e meshkujve.

Nesër (e premte) do të sfidohet nga Rumania. Nga ora 19:00 takohen vajzat, kurse nga ora 21:00 djemtë.

Të shtunën Kosova do të takohet me Turqinë. Nga ora 19:00 do të ndeshen vajzat U15, kurse nga ora 21:00 do të ndeshen djemtë U15.

Dita e diel është e fundit për këtë turne, ku Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore. Vashat e kanë takimin nga ora 15:00, kurse djemtë nga ora 17:00.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Para turneut trajneri i Kosovës U15 (M), Valentin Spaqi dhe trajnerja e Kosovës U15 (F) kanë shpallur listën përfundimtare për turneun e YDF-së.

Kosova U15 (M)
Ervin Mulalliu
Riad Ferati
Berkant Shaqiri
Rrezon Ahmeti
Lisjan Muja
Lis Sadiku
Yll Kastrati
Mal Tusuni
Sejar Rama
Edin Baçevac
Din Syla
Ben Basha
Trajner: Valentin Spaqi
Ndihmëstrajner: Driton Obërtinca
Ndihmëstrajner: Hasan Bytyqi

Kosova U15 (F)
Klesta Shatri
Era Aliu
Erzana Tahiri
Medina Fazliu
Malvina Haziri
Klea Gashi
Dorentina Haziri
Erva Kurshumliu
Anila Tahiraj
Nazmije Qukiqi
Tia Tuhina
Sara Smajlaj
Trajnere: Kimete Haliti
Ndihmëstrajnere: Valbona Bytyqi

Exit mobile version