Site icon Telegrafi

Kosova pjesëmarrëse në kualifikimet për Davis Cup

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës, Shkëlzen Domi, i cili sot ka marrë konfirmimin nga Federata Botërore e Tenisit.

Kosova do të marrë pjesë në Grupin III të Evropës në Kampionatin që do të fillojë më 29 shkurt të vitit 2016 në Estoni.

Tenistët kosovarë gjithashtu do të marrin pjesë edhe në Fed Cup 2016 që do të fillojë më 11 prill në Mal të Zi. 

Exit mobile version