Telegrafi

Kosova pjesë e DMEXCO – konferencës më të madhe në botë për Marketing Digjital

Një delegacion prej 30 personave, i përbërë prej përfaqësuesve të insitucioneve, sektorit të TIK, kompanive dhe bizneseve startup, po marrin pjesë në DMEXCO 2019 – konferencën më të madhe të marketingut digjital në botë, e cila po mbahet në Koln (Gjermani) prej 10-13 Shtator. Pjesëmarrja e delegacionit nga Kosova u mundësua nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe u mbështet nga GIZ.

Nën të njejtin kulm, në qendër të qytetit të Këlnit, po qëndrojnë kompanitë më të mëdha në botë të fushës së teknologjisë, si: Google, PayPal, Microsoft, Facebook, Salesforce, Asana, Snapchat, YouTube, IBM, Slack, Amazon, bashkë me mbi 45,000 vizitorë nga e mbarë bota. Edicioni i 11-të i DMEXCO duket më i plotë me pjesëmarrjen e Kosovës, e cila po përfaqesohet nga 7 kompani anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe 10 biznese startup nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

Kompanitë pjesëmarrëse janë: AdaptivIT, ArtHouse, Coda.tech, Frakton, Hallakate, LinkPlus, Kutia, NerdyCreative, SyncLab, Kosip Media, Te Pazari, Shef No More, Kujdesi, Marketi, Urpays, Honest Holding dhe Telegrafi.com

Përgjatë dy diteve të DMEXCO, vizitorët poashtu e kanë mundësinë të ndjekin fjalime/diskutime nga disa prej njohësve më të famshëm të fushës, si: Dave King (ASANA), Cal Henderson (Slack), Mark Darcy (Facebook), Matt Brittin & Emily Henderson (Google) e shumë të tjerë.

DMEXCO është mundësi shumë e mirë për promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, krijimin e kontakteve të reja, gjetjen e partnerëve, investitorëve dhe ndjekjen e trendeve të fundit të Marketigut Digjital.

Më shumë informata rreth konferencës, vizitoni dmexco.com