Telegrafi

Kosova Petrol shpërblehet në Zvicër

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se shpërblimi i “Kosova Petrol” paraqet një sukses për këtë kompani dhe gjithë ndërmarrjet vendore, të cilat ballafaqohen me vështirësi të shumta në fushën e biznesit. “Kjo dëshmon se ndërmarrjet e Kosovës përkundër vështirësive të shumta me të cilat ballafaqohet shpirti ndërmarrës e ka forcën e vet dhe sukseset nuk do të mungojnë as në të ardhmen”, theksoi Gerxhaliu.

Ndërsa, ministri në largim i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, tha se rruga e Kosovës drejt integrimit evropian bëhet me ndërmarrësi dhe ekonomi të zhvilluar.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, theksoi se sektori privat është në rrugë të mirë dhe se për sukses të mëtutjeshëm kërkohet vendosmëri.

Klubi i Biznesit është forme e aktiviteteve te suksesshme te OEK-ut e cila ka për qellim prezantimin e ndërmarrjeve te suksesshme te cilat me veprimtarinë e tyre janë shembull për afarizëm te suksesshëm. /Telegrafi/