Site icon Telegrafi

Kosova Petrol certifikohet me ISO standard

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramandan Hasani, tha se rritja e konkurrencës për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, është si një udhërrëfyes për zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë së Kosovës.

Arian Zeka, u.d. drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), theksoi se kompanitë kosovare kanë filluar të vetëdijesohen dhe të kuptojnë rolin e tyre në arritjen e standardeve ndërkombëtare. Zeka tha se duke qenë ndër kompanitë më të vjetra dhe me shtrirjen më të madhe në Kosovë, Kosova Petrol e meriton të cilësohet si kompani lidere, dhe si e tillë duhet të shërbejë si shembull për kompanitë e tjera.

Kurse Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti, tha se ky është promovim i vlerave të mirëfillta në lëmin e biznesit dhe ofrimin e produkteve cilësore.

Ndërkaq, Leonora Selmani, drejtoreshë ekzekutive e Kosova Petrolit, tha se ky certifikim konfirmon zbatimin e cilësisë së naftës në vendin. /Telegrafi/

Exit mobile version