Site icon Telegrafi

Kosova pëson nga Bullgaria në turneun FIBA YDF

Foto: Kosovo Basketball Federation

Vashat e Kosovës kanë pësuar nga Bullgaria me rezultat 51:89 (13:19, 15:13, 10:27, 13:30), në turneun FIBA YDF-së që po zhvillohet në Therandë për U14, në të dyja konkurrencat.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë dhe i luftuar nga të dyja Përfaqësueset, por në fund mysafiret arritën të shkëputen në 13:19, sa përfundoi kjo pjesë. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë. Bullgaria arriti të krijojë epërsi prej 11 pikësh, 15:26, por më pas vashat Dardane rikthehen shpejt për të afruar rezultatin, ndërsa pjesa e parë përfundoi 28:32.

Pjesën e dytë shumë më e mirë e nisën mysafiret, për tu shkëputur në 28:46, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:59. Dhjetë minutat e fundit ishin formale dhe Bullgaria fitoi me rezultat 51:89.

Te Kosova u dallua Malvina Haziri me 23 pikë e gjashtë kërcime. Basketbollistet e Kosovës kanë një fitore dhe dy humbje.

Nga ora 16:30, Kosova në konkurrencën e meshkujve do të përballet me Bullgarinë.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në faqen e FBK-së në YouTube.

Exit mobile version