Site icon Telegrafi

Kosova pëson në fund nga Sllovakia, mbetet në garë për vendin e pestë

Kosova U20 meshkujt ka pësuar humbje nga Sllovakia U20 81:84 (15:8, 17:22, 23:22, 26:12), në kuadër të FIBA European Challengers.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, por më pas kishte një rënie te Dardanët që e shfrytëzuan sllovakët, duke fituar çerekun e parë 15:8.

Basketbollistët e Kosovës nuk u dorëzuan dhe me kalimin e minutave shkrinë epërsinë e lartë, duke e ngushtuar atë në vetëm dy pikë, 32:30, sa përfundoi pjesa e parë.

Kosova vazhdoi me lojë të mirë, duke kaluar në epërsi 35:37 dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar 23:22, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:52.

Lojë e barabartë u zhvillua edhe në çerekun e fundit, por në minutat e fundit shkëputet Sllovakia, duke fituar në fund 81:64.

Te Kosova u dallua Fatlind Shoshaj me 13 pikë. Kosova mbylli grupet me tri humbje, ndërsa Sllovakia me një fitore dhe dy humbje.

Kosova në fundjavë do të garojë për vendet 5-8.

Exit mobile version