Përfaqësuesja e Kosovës në tenis ka pësuar edhe humbjen e dytë në Davis Cup.
Kosova të enjten është mposhtur nga Estonia 3:0 me lojë.
Në ndeshjen e parë Granit Bajraliu pësoi me 2:0 në sete (6:0, 6:2) pas 42 minutave lojë nga Vladimir Ivanov, në ndeshjen e dytë Hyda Banjska pësoi 6:0, 6:1 për 33 minuta lojë nga Jurgen Zopp, ndërsa në çifte Granit Bajraliu e Gurash Hasani pësuan 6:1, 6:1 pas 47 minutave lojë nga dyshja estoneze Mattias Siimar e Jurgen Zopp, transmeton koha.net.
Kosova po garon në Grupin D të Divizionit III, që është kategoria e katërt në Davis Cup. Të mërkurën pësoi po ashtu 3:0 nga Greqia.
Të premten tenistët kosovarë do të luajnë me Lihtenshtajnin, ku shpresojnë në fitoren e parë.