Site icon Telegrafi

Kosova pëson humbje prej Ukrainës (Foto)

Kosova ka humbur kundër Ukrainës në kuadër të takimit të dytë për kualifikimet e Eurobasket 2017.

Basketbollistët kosovarë kanë pësuar humbje para shikuesve të vetë në palestrën mitrovicase të “Minatori” me rezultat 63:70.

Ndeshja ishte e barabartë deri në çastet e fundit, mirëpo në momentet vendimtare Ukraina u tregua më e vëmendshme.

Çereku i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 17:17, ku basketbollisti i natyralizuar amerikan, Justin Doellman arriti të realizoi nëntë pikë në këtë periudhë, transmeton Telegrafi.

Edhe në dhjetë minutshin e dytë, takimi ishte pothuajse identik, por që në fund të pjesës së parë shifrat në semafor tregonin rezultatin 34:32 në dobi të kosovarëve. Doellman realizoi 15 pikë në njëzet minutat e parë.

Në çerekun e tretë ukrainasit ishin më të mirë se basketbollistët tanë për dy pikë, me ç’rast rezultati në dhjetë minutshin e parafundit rezultati ishte i barabartë, 52:52.

Dhjetë minutshi i tretë i takoi mysafirëve në saje të mbrojtjes më të mirë dhe sulmeve efikase, e cila rezultoi me fitore të ukrainasve me rezultat 63:70.

Vlen të theksohet se takimin e tretë Kosova do ta zhvillojë kundër kombëtares bullgare.

Kujtojmë se takimin e parë për kualifikime kosovarët kanë pësuar humbje prej sllovenëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version