Telegrafi

Kosova pëson humbje nga Mali i Zi në ndeshjen hapëse për kualifikimet për Euro 2024

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro 2024 ndaj Malit të Zi si mysafir me rezultat 29-20.

Në Podgoricë, në palestrën e mbushur me shikues dhe në një atmosferë të bukur sportive, Kosova ka pësuar nga Mali i Zi.

Kosova e nisi mirë ndeshjen, por më pas vendasit filluan të shkëputjen.

Portieri Flamur Gërbeshi e ktheu Kosovën në lojë, por aksione e mira mundësuan shkëputjen vendasve, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 15:9.

Vendasit kanë shfaqur më shumë dhe kanë fituar dy pikët e para në eliminatoret në Euro 2024.

Te Kosova, u veçua Drilon Tahirukaj me pesë gola, ndërsa Drenit Tahirukaj pati katër sosh.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit pa katër lojtarë kryesor, Bujar Ramosaj (nuk është grumbulluar për shkaqe personale), Valon Dedaj e Shaban Zogaj (lëndim) dhe Deniz Terziqi.

Të dielën Kosova luan ndeshjen me Slloveninë në Prishtinë./Telegrafi/