Kosova ka pësuar humbje nga Greqia me rezultat të ngushtë 21:20 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me Kosovën që ishte në ndjekje të rezultati, ku në një moment rezultati ishte 4:4.
Por pjesa e parë u mbyll në epërsi të grekëve me rezultat 13:9.
Në pjesën e dytë Kosova arriti të rikthehet, por jo mjaftueshëm sa për ta fituar ndeshjen.
Në një moment rezultati ishte i barabartë 17:17.
Kur pritej Kosova të marrë frerët e lojës nga pakujdesia përjashtohen dy lojtarë tanë, që ishte një kapital dukshëm për grekët për të kaluar në epërsi me 17:19 në minutën e 52-të.
Në minutën e 57-të, ngushtohet rezultati në 19:20.
Në sekondën e fundit, shtylla ia mohoi barazimin Kosovës, kështu që Greqia triumfon me rezultat 21:20.
Në radhët e Kosovës me efikasit ishin Valon Deda me 7 gola e Drenit Tahirukaj me 5, ndërsa Charalampos Mallios e Charalampos Kalomoiros me nga 6 gola te grekët.
Ndeshja e radhës luhet më 9 janar, sërish ndaj Greqisë, por në Athinë.
Kosova – Greqia 20:21 (9:13)
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 300.
Gjyqtarë: Ante Mikelic e Petar Paradina (Kroacia).
Kosova: Berisha, Dedaj 6, Terziqi 3, Gjuka 4, Jupa 1, Dre. Tahirukaj 5, Mushkolaj, Quni, Mustafa, Dri. Tahirukaj, Shabani, Ramosaj, J. Muqolli, Zogaj, Zenaj dhe Memeti.
Greqia: Boukovinas, Mallios 6, Kalomoiros 6, Arampatzis 2, Boskos 1, Liapis 1, Michalidis 1, Passias 1, Karampourniotis 1, Dompris 2, Tzortzinis, Papazoglou, Markatatos dhe Terlecki.
/Telegrafi/