Telegrafi

Kosova person humbje ndaj Polonisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2019

Kosova ka startuar me humbje në grupin e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019 në hendboll për meshkuj. 

Hendbollistët tanë u mundën me rezultat 30:19 nga Polonia.

Kosova rezistoi vetëm në 30 minutat e parë, kur rezultati ishte 13:12 në favor të Polonisë, por periudha e dytë ka qenë ndryshe krejt.

Në një atmosferë të mirë në palestrën e sportit Povoa do Varzim të Portugalisë, polakët në pjesën e dytë dëshmuan lojë më efektive, kurse Kosova nuk ishte sikurse ajo e 30 minutave të parë, që ka ndikuar edhe përgatitja fizike jo e bollshme.

Djelmoshat tanë pësuan humbje me 11 gola diferencë (30:19), ndërsa nesër mbrëma (19.00) do të ndeshen me Portugalinë dhe të dielën (16.30) me Qipron. /Bota sot/