Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.
“Po, e konfirmojmë që Kosova do të jetë nikoqire e ‘Defender Europe’, që do të organizohet në vitin 2025”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Kosova vitin e kaluar ishte përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 2023” si masë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas tensioneve në veri të vendit.
Situata në atë pjesë të Kosovës ishte tensionuar pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pati deklaruar se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, “që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit për të shtensionuar situatën në veri”.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti vendimin e pati cilësuar të tepruar dhe të padrejtë. /Telegrafi/