Raporti i të bërit biznes i Bankës Botërore konfirmon se Kosova është përmirësuar për 6 pozita në rangimin e saj. nga viti 2014 kur ishte në pozitën 81, në pozitën 75 në vitin 2015. Si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e prioriteteve drejt krijimit të një ambienti të favorshëm biznesor për investitorët vendor dhe ndërkombëtar, konfirmohet nga ana e Bankës Botërore rangimi më i lartë i Kosovës në listën e vendeve konkurruese për tërheqjen e investimeve.
Ndryshe një vit më parë Kosova ishte shpallur top reformator në të bërit biznes. Ky trend vazhdoi edhe këtë vit.
“Kosova vazhdon të tregoj progres në fushën e regjistrimit dhe fillimit të biznesit, reduktimin e barrierave të shkaktuara si rezultat i vendosjes së lejeve dhe licencave, regjistimin e pronës, fuqizimin e kontratave, zgjidhjen e insolvencave, si dhe fushat e tjera përkatëse”, thekson komunikata e Minsitisë së Financave.
Ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë me implementimin e reformave në ekonomi, me qëllim të krijimit të kushteve dhe lehtësirave me ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin privat, meqenëse sektori privat konsiderohet gjenerator i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës. /Telegrafi/