Site icon Telegrafi

Kosova përfiton 70 milionë euro nga Suedia

70 milionë euro është shuma që do të përfitoj Kosova nga një marrëveshje e nënshkruar sot me shtetin e Suedisë.

Kjo, sipas sekretares së shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ulrika Modeer, është vazhdim i përkrahjes së Kosovës në procese të rëndësishme të saj.

Suedia ka premtuar që përpos fushës për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, Kosovën do ta përkrah edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto deklarata janë bërë në një konferencë për media pas takimit që Modeer ka mbajtur me zëvendësministrin për integrime evropiane Ramadan Ilazi. /Telegrafi/

Exit mobile version