Telegrafi

Kosova përfiton 41 milionë euro nga FMN

“Si rezultat i vlerësimit pozitiv, i përmbushjes së gjitha kritereve kuantitative dhe të përformancës, Kosova përfiton nga ky institucion (FMN) edhe 41 milion euro. Këto mjete është dhënë urdhri për derdhje në buxhetin e Kosovës, dhe tani më veç janë pjesë e buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Ministri Bedri Hamza, tha se kusht për vlerësimin pozitiv nga ana e FMN-së ka qenë aprovimi i buxhetit për vitin 2013-të, i cili sipas tij është në harmoni të plotë me FMN-në. “Është buxhet i cili garanton një nivel shumë të lartë të investimeve kapitale, rreth 40 % e këtij buxheti është për investimet kapitale. Janë përfshirë projektet siç është autostrada e kombit, ajo e re Prishtinë-Shkup, rruga në drejtim të Pejës, Mitrovicës, shumë rrugë tjera dhe shkolla. Është përfshirë kostoja për mbulimin e pensioneve, për mbulimin e reformave në shëndetësi, dhe kostoja për reformat në administratën publike”, tha ministri Hamza, raporton Dukagjini.

Ai shtoi se shumë shpejtë pritet që Kosova ta zgjedhë guvernatorin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq sa i përket rritjes ekonomike Hamza ka thënë se presin përfundimin e vitit dhe të dalim me të dhënat përfundimtare rreth kësaj çështjeje. /Telegrafi/