Telegrafi

Kosova përfaqësohet me tre shigjetarë në Kampionatin Botëror të Shigjetarisë

Foto: Noc Kosovo

Është duke u mbajtur Kampionati Botëror i Shigjetarisë në Hertogenbotsch të Holandës, gjersa po marrin pjesë shigjetarë nga Kosova.

Atdhe Luzhnica, Drenis Mala dhe Edi Dvorani, po marrin pjesën në disiplinën Olimpike në gjuajtje me Hark Olimpik Recurve.

Tre shigjetarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Shigjetarisë, do të fillojnë sot aventurën e tyre.

Komiteti Olimpik i Kosovës u ka uruar fat tre shigjetarëve në paraqitjet e tyre në Hertogenbotsch të Holandës.

“I urojmë fat shigjetarëve tanë🇽🇰 në Kampionatin Botëror 2019 (I hapur)🏹, që po mbahet në Hertogenbotsch të Holandës. Kosovën po e përfaqëojnë, Atdhe Luzhnica, Drenis Mala dhe Edi Dvorani, të cilët garojnë në disiplinen Olimpike në gjuajtje me Hark Olimpik Recurve”, ka shkruar KOK. /Telegrafi/