Site icon Telegrafi

Kosova përfaqësohet në Danimarkë

Në këtë turne i organizuar nga Federata e Basketbollit të Danimarkës dhe i licencuar nga FIBA do të marrin pjesë përpos Kosovës edhe këto përfaqësuese: Polonia, Danimarka, Anglia, Holanda, Islanda, Norvegjia dhe përfaqësuesja e Berlinit.

Përfaqësuesja jonë do të jetë në grupin E së bashku me Poloninë, Danimarkën dhe Anglinë. Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet sipas këtij orari të garave:

Kosova- Polonia më 22 qershor me fillim nga ora 12:45;

Kosova – Danimarka më 22 qershor me fillim nga ora 18:15

Kosova – Anglia më 23 qershor me fillim nga ora 10:15. /Telegrafi/

 

Exit mobile version