Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në “Minatori” të Mitrovicës do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare ndaj Britanisë së Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021.
Dardanët janë të motivuar për këtë sfidë dhe nuk dorëzohen pavarësisht humbjes nga Luksemburgu.
Fitorja do tu ndihmonte shumë, derisa më 14 korrik, prapë në Minatori e presin Luksemburgun.
Lojtarët kanë nevojë për përkrahje në njërën nga palestrat ‘më të nxehta’ në Kosovë.
Ndeshja fillon nga ora 20:30, derisa tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë konfirmuar prezencën e tyre në palestër.
Basketbollistët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve në përballjen vendimtare.