Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në në World Architecture Festival, me projektin ‘Kamenica’s Transit Oases nga SHAPE & SHADE.
Këtë e ka bërë të ditur arkitekti nga Prishtina, Ibrahim Beqiri.
Në një shkrim në platofrmën sociale Facebook, ai tha se është krenar që një projekt dhe studio shqiptare janë pjesë e këtij festivali prestigjioz të arkitekturës.
“Dua të ndaj një detaj shumë të rëndësishëm. Kur vendosem te aplikojmë në sistemin e shteteve nuk ekzistonte mundësia të zgjedhnim Kosovën. Pas kontakteve me WAF, vendosëm te aplikojmë fillimisht nen emrin e Shqipërisë, derisa ekipi i WAF të arrijë të shtojë në sistem edhe Kosovën”.
“Përveç arritjes profesionale që ka sjell kjo përzgjedhje, duke garuar me kompani të mëdha ndërkombëtare, të qenurit ata që bënë të mundur që Kosova të bëhet pjesë e rëndësishme në hartën botërore të arkitekturës përmes një prej festivaleve me të mëdha në botë, është fantastike”, u shpreh ai.
Sipas Beqirit, ky moment shënon një hap të madh përpara për arkitekturën shqiptare, kosovare në veçanti, duke frymëzuar të vazhohet edhe më tej të krijohen projekte lokale me vlera ndërkombëtare./Telegrafi