Site icon Telegrafi

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës – shënojnë vetëm 43 pikë

Basketbollistët e Kosovës pësuan një humbje të thellë në ndeshjen e tretë të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke u mposhtur nga Zvicra me rezultat 75:43.

Kosova pati një paraqitje të mirë në çerekun e parë, por nuk arriti të përmbysë disavantazhin në pjesën tjetër të lojës.

Në pushim, Zvicra shkoi me epërsinë e thellë 36:18.

Gëzim Morina ishte lojtari më i dalluar për Kosovën me 8 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.

Mikaile Tmusic shtoi 9 pikë, ndërsa asnjë lojtar i Kosovës nuk arriti pikë dyshifrore.

Ndërkohë, për Zvicrën, Boris Mbala shënoi 15 pikë, ndërsa Selim Fofana dhe Jonathan Kazadi kontribuuan me nga 14 pikë.

Kosova kishte mundur Irlandën 83:76 në ndeshjen e parë dhe ishte mposhtur nga Azerbajxhani 87:77.

Kosova do të përballet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin, ndërsa Zvicra do të luajë kundër Azerbajxhanit në Baku. /Telegrafi/

Exit mobile version