Site icon Telegrafi

Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në Netflix – Nis peticion për ta ndryshuar

Foto: Netflix

Pasi që u arrit qëllimi për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartat e Apple, tashmë ka filluar edhe një peticion tjetër.

Një nismë e tillë  ka filluar nga Sovran Hoti, student në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren, shkruan KultPlus.

Kësaj rashe kërkohet që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.

Kjo nismë vjen pasi që Sovrani është përdorues i rregullt i Netflix dhe e ka vënë re se lokacioni i figuron Serbi. Kjo e ka ngacmuar Sovranin dhe ka filluar të hulumtojë më tepër rreth kësaj pune.

“Unë kam një kohë që e përdori Netflix dhe kur logohem në platformë lokacioni im figuron në Serbi. I pyeta edhe shokët dhe e njëjta gjë ishte edhe me ta. Kontaktova agjenten në Netflix dhe u mundova t’i shpjegoj se Kosova është shtet i pavarur dhe u kërkova ta hiqnin Serbinë si lokacion, por me sa duket ata nuk e kuptuan dhe as kishin dëgjuar për Kosovën, megjithatë thanë se do ta marrin parasysh”, tregon Sovrani rreth nismës së tij për të cilën pretendon të marrë jehonë e të tërheqë vëmendjen e Netflix për të arritur qëllimin.

(Foto: Illustration by Chesnot/Getty Images)

Sovrani kërkon ndihmë që peticioni online i nisur nga ai me hashtag #NetflixaddKosovo të shpërndahet e të nënshkruhet sa më shumë që Netflix ta vërejë këtë nismë dhe të marrë vendimin që të njohë Kosovën si shtet.

Klikoni KËTU për linkun, ku mund të nënshkruani peticionin.

Exit mobile version